2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Forcat ruse i afrohen edhe një centrali të madh nuklear në Ukrainë

Rekomandime

Forcat ruse po i afrohen objektit të dytë më të madh bërthamor të Ukrainës, tha të premten në OKB ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.

“Forcat ruse janë tani 20 milje dhe janë duke u afruar nga objekti i dytë më i madh bërthamor i Ukrainës”, tha ajo pa përmendur emrin e centralit, shkruan CNN.

- Advertisement -

Sipas Energoatom, organi mbikëqyrës i termocentraleve bërthamore të Ukrainës, objekti i dytë më i madh bërthamor i Ukrainës – për sa i përket kapacitetit të prodhimit të energjisë – është termocentrali bërthamor Yuzhnoukrainsk në rajonin e Mykolaiv, në Ukrainën jugore.

“Presidenti Putin duhet të ndalojë këtë katastrofë humanitare duke i dhënë fund kësaj lufte dhe duke i ndalur këto sulme të pandërgjegjshme kundër popullit të Ukrainës”, shtoi ambasadorja.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë unanim duke kërkuar që forcat ruse të ndalojnë sulmin e tyre të rrezikshëm. Dhe siç e kam thënë më parë, populli i Ukrainës po mbështet tek ne dhe ne nuk duhet t’i zhgënjejmë ata”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit