Parada e sotme ishte një shfaqej shumë e reduktuar e fuqisë ushtarake të Rusisë, ndryshe nga ajo që kishin thënë autoritetet në Moskë.
Megjithatë, shumë prej sistemeve të armëve që po veprojnë në Ukrainë u shfaqën gjatë Paradës.
Raketat bërthamore me rreze të gjatë gjithashtu u shfaqën në Sheshin e kur, një kujtim i fuqishëm i arsenalit masiv bërthamor të Rusisë.
BBC tregon përmes një grafiku humbjet që ka pësuar ushtria ruse në fushën e betejës në Ukrainë.
Sipas grafikut, Rusia ka humbur 692 mjetet luftarake të këmbësorisë, 635 tanke, 342 mjete të blinduara luftarake, 165 artileri e tërhequr ose vetëlëvizëse, 108 mjete të blinduara për transportin e personelit ushtarak, 54 dronë, 41 helikopterë, 26 avionë dhe 9 anije detare.