Ushtrimet ushtarake të ushtrisë ruse dhe asaj serbe kanë filluar sot në Serbi. Njësitë për operacione speciale të Serbisë dhe Rusisë po marrin pjesë në to, shkruan Sputnik.
200 ushtarë dhe 11 njësi të pajisjeve ushtarake të rrethit ushtarak perëndimor po marrin pjesë në stërvitjet ushtarake.
Gjatë stërvitjeve, zbarkimi praktikohet, me ndihmën e sistemeve parashutë “Arbalet”. Përveç kësaj, do të hapet zjarr me armë të vogla.
Në ceremoninë e hapjes, palët theksuan rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta të trajnimit luftarak për zhvillimin e bashkëpunimit midis forcave të armatosura të Serbisë dhe Rusisë