Ushtria amerikane ka shpërndarë në mediet sociale një fotografi, ku sipas tyre është fotografuar ushtari i fundit amerikan që u largua nga Kabuli mbrëmë, duke shënuar fundin e luf tës 20-vjeçare në Afganistan.
Gjenerali, Chris Donahue, është fotografuar duke hipur në avionin e fundit, që u nis mbrëmjen e së hënës nga kryeqyteti afgan, Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai.
“Ushtari i fundit amerikan është larguar nga Afganistani, ” shkruan USCENTCOM përmes Twitter-it.
Tërheqja përfundimtare e usht.risë amerikane nga Afganistani përfundoi dje. Fluturimi i fundit u nis nga Kabuli pak para mesnatës.
The last American soldier to leave Afghanistan: Maj. Gen. Chris Donahue, commanding general of the @82ndABNDiv, @18airbornecorps boards an @usairforce C-17 on August 30th, 2021, ending the U.S. mission in Kabul. pic.twitter.com/j5fPx4iv6a
— Department of Defense 🇺🇸 (@DeptofDefense) August 30, 2021