11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Fotografia e Kurtit me Osmanin thyen rekorde me reagime në Facebook brenda pak orësh

Rekomandime

Fotografia dy kandidatëve për kryeministër, Albin Kurtit të Vetvëendosjes dhe Vjosa Osamnit të LDK’së, ka marrë mijëra pëlqime, komente e shpërndarje në Facebook, brenda tri orëve, duke qenë një nga fotografitë më të përlqyera të liderëve kosovarë, të cilët e janë përdorues të mëdhenj të këtij rrjeti social.

Kandidati i LVV’së për kryeministër, që sipas rezultateve preliminare, i ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, e ka takuar sot kandidaten e LDK’së për kryeministre.

- Advertisement -


Dy kandidatët që janë më të votuarit në nivel vendi, kanë publikuar fotografi nga takimi në një nga restorantet e kryeqytetit, e kjo fotografi ka marrë dhjetëra mijëra reagime të përdoruesve të Facebook’it. Ajo numëron, deri tash, 27 mijë pëlqime.


Ndryshe, ata u takuan për të diskutuar rreth krijimit të Qeverisë së re, pasi VV i fitoi zgjedhjet, duke dalë më pak se një për qind para LDK’së, e cila është partia e dytë.

“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, shkroi Kurti në fotografinë që e publikoi me Osmanin.

- Advertisement -

Një fotografi tjetër që është pëlqyer më shumë se kjo e sotmja, është postimi i Kurtit në ndeshjen Kosovë – Mali i Zi, më 14 tetor. Atë fotografi, deri tash, e kanë pëlqyer 38.6 mijë veta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit