2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Fotografia e refugjatit të vogël nga Kosova që i dhuroi çmimin Pulitzer fotografes amerikane (FOTO)

Rekomandime

16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova, shkruan KultPlus.

Fotografja Carol Guzy, ka kapur shumë pamje të refugjatëve nga Kosova që po shkonin drejt Kukësit gjatë luftës së Kosovës. Por me një pamje atje, ajo ka arritur të marr çmimin Pulitzer. Në këtë fotografi shihet një fëmijë refugjat me emrin Agim Shala. Ai në atë kohë 2 vjeçar, shihet teksa gjyshërit e tij e kalojnë përmes gardhit të telave me gjemba tek familjarët e tjerë që po vendoseshin në një kamp në Kukës të Shqipërisë.

- Advertisement -

“Gardhi ishte skena e shumë ribashkimeve. Kur u nënshkrua marrëveshja e paqes, ata u kthyen në Prizren për të gjetur shtëpitë e tyre që kishin mbetur të dëmtuara lehtë. Kishte lot gëzimi dhe trishtimi nga familja pasi fëmijët kalonin përmes gardhit, simbolik e pafajësisë dhe tmerrit e konfliktit”, shkruhet në përshkrimin e fotografisë.

Ajo thotë se imazhet që ka bërë atje, janë imazhe të dhimbjes dhe shpresës, por çka veçon ajo është se këto pamje e përvoja e kanë prekur atë emocionalisht në momentet kur ka marr rrugën e kthimit.
“Ndihesha shumë fajtore sa që më duhej të hyja në avion dhe t’i leja mbrapa meje shumë nga këto vende. Por unë mendoj se mënyra më e mirë për tu përballur me këtë që t’ia bëni me dije vetes se ajo çfarë po bëni është një mision, kjo nuk është vetëm një punë”, ka thënë Guzy

- Advertisement -

“Është një fotografi e mbushur edhe me lumturi”, thotë Guzy. “Familjet që kishin shpëtuar nga spastrimi etnik nuk e dinin nëse të dashurit e tyre kishin mbijetuar apo jo. Kur një familje shihte të afërmit në anën tjetër të telit me gjemba, ata gëzoheshin dhe ua dorëzonin fëmijët e tyre të vegjël, duke pritur që të ribashkohen”, ka thënë fotografja e Washington Post.
Po ashtu në një intervistë, ajo ka treguar se Pulitzer e pranon si dedikim ndaj atyre që janë pjesë e fotografisë.

- Advertisement -

“Unë nuk besoj se çmimet Pulitzer na përkasin neve, unë mendoj se ne vetëm i pranojmë ata për njerëzit që janë në tregimet tona. Ata janë të guximshmit, janë ata që e tregojnë hapur jetën e tyre në mënyrë që të mund t’i marrim ato fotografi dhe të tregojmë historitë e tyre “, kishte thënë Guzy. / KultPlus.com

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit