-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Franca i vendos reciprocitet Britanisë: 14 ditë karantinë edhe për ju

Rekomandime

Autoritetet franceze kanë njoftuar se do të vendosin karantinë dyjavore për të gjithë të ardhurit nga Britania e Madhe atë ditë që Mbretëria e Bashkuar e zbaton këtë masë për vizitorët e huaj.

Megjithatë, ndryshe nga Britania, Franca do të kërkojnë nga të ardhurit që të vendosen në karantinë në mënyrë vullnetare në shtëpi. Kjo masë duket se është hakmarrje politike nga Parisi pasi Londra mori vendim për karantinë pa konsultime paraprake, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Kufijtë e jashtëm të Francës kanë qenë të mbyllur që nga pjesa e parë e prillit, përpos rasteve të veçanta. Për këtë arsye, vendimi i Francës për karantinë do t’i prekë pak njerëz dhe, duke qenë masë jo e obligueshme, do të jetë e vështirë për t’u mbikëqyrur.

Në anën tjetër, të gjithë personat që nga 8 qershori futen në Britani përmes aeroplanit, trenit apo anijes, do të jenë të detyruar ta tregojnë adresën ku do të qëndrojnë dhe aty duhet të rrinë në karantinë për 14 ditë.

Kushdo që nuk e plotëson formulanin ku kërkohet adresa do të ndëshkohet me 100 funte, ndërsa autoritetet do të bëjnë vizita të paparalajmëruara për të kontrolluar nëse të ardhurit janë duke e respektuar karantinën.

- Advertisement -

Për ata që nuk e respektojnë izolimin, gjobat mund të shkojnë deri në një mijë funte, njoftuan autoritetet britanike javën e kaluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit