1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Franca kopjon Turqinë, propozohet prodhimi i dronëve si “Bayraktar”

Rekomandime

Për të parandaluar dështimin e ushtrisë franceze në “konflikte me intensitet të lartë” në të ardhmen, Senatit iu dha një ide për të filluar prodhimin e mjeteve ajrore të armatosura pa pilot (dronë të armatosur) të ngjashme me ato turke, Bayraktar TB2.

Në lajmet e revistës së përjavshme të ekonomisë “Challenges”, thuhej se Bayraktar TB2 bënë emër me koston e ulët të buxhetit dhe suksesin në konflikte dhe ishte një frymëzim për ushtrinë franceze që të përpiqet të prodhojë dronë të ngjashëm.

Sipas lajmit, Cedric Perrin, nënkryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme, Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Senatit francez, i cili është arkitekti i shumë raporteve për dronët e armatosur, kishte përgatitur një raport ku bënte të ditur se ushtrisë franceze, e cila ka një numër të vogël pajisjesh ushtarake të nivelit të lartë, do t’i duhen dronë të armatosur nëse vendi ndeshet me konflikte me intensitet të lartë në të ardhmen./Insajderi/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit