2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Franca paralajmëron Rusinë se çka e pret nëse vdes Navalny

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Francës e paralajmëroi Rusinë të enjten se Bashkimi Evropian do t’i mbante përgjegjës presidentin rus, Vladimir Putin, dhe autoritetet ruse, nëse vdes opozitari i burgosur rus, Aleksei Navalny, si dhe do t’i vendoste sanksione të reja Rusisë.

- Advertisement -

Kritiku kryesor i Putinit, i cili vitin e kaluar i mbijetoi helmimit me agjent nervor, ka humbur peshë dhe i është përkeqësuar shëndeti pas mbajtjes së grevës së urisë në burg për tri javë. Aleatët e tij kanë thënë se Navalny mund t’i humbë veshkat ose të pësojë sulm në zemër.

“Ky sulm i pamëshirshëm ndaj Navalnyt është i papërballueshëm. Do t’i vendosim sanksionet e nevojshme dhe do të jetë përgjegjësi e z.Putin dhe e autoriteteve ruse. Shpresoj se nuk do të shkojmë në atë skaj”, tha kryediplomati francez, Yves Le Drian, i pyetur se si do të reagonte Evropa, nëse Navalny do të vdiste.

Duke i cilësuar veprimet e fundit të Moskës si zhvendosje autoritare, Le Drian gjithashtu tha se dërgimi i mijëra trupave ruse në kufi me Ukrainën duhet të adresohet përmes diskutimeve e jo përmes sanksioneve tash për tash.

- Advertisement -

“Ai (Putini) është një fqinj i çuditshëm, nganjëherë i rrezikshëm, por ai ende është aty, prandaj ne duhet të vazhdojnë të bisedojmë. Nuk mendoj se është dëshira e Rusisë që të kryejë veprime ushtarake kundër Ukrainës, por vendosja e trupave në kufi paraqet rrezik për aksidente”, shtoi Le Drian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit