1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Franca tërheq ambasadorët nga SHBA-ja e Australia si kundërpërgjigje ndaj Aukusit

Rekomandime

Franca ka tërhequr ambasadorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia, pas nënshkrimit të paktit të sigurisë mes këtyre dy shteteve dhe Britanisë së Madhe.

Franca e ka përshkruar këtë marrëveshje si “thikë pas shpine” nga aleatët e saj.

- Advertisement -

Pakti i sigurisë është bërë publik të mërkurën nga presidenti amerikan Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnsson dhe kryeministri australian Scott Morrison.

Pakti i njohur si “Aukus” mundëson që SHBA-ja dhe Britania t’i japin Australisë teknologjinë e ndërtimit të nëndetëseve me fuqi nukleare.

Marrëveshja e shpallur pak ditë më parë, shkatërroi një marrëveshje miliardë dollarëshe që Franca kishte nënshkruar me Australinë, kohë më parë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit