Që kur u paraqiten rastet e para me Covid-19 në vendin tonë, këngëtarja e mirënjohur, Mihrije Braha është treguar e kujdesshme në përmbajtjen e rregullave të IKSHPK-së.
Artistja e njohur shpesh herë përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje që edhe të tjetër të ju përmbahen këtyre rregullave për parandalimin e koronavirusit i cili “pushtoj” një pjesë të madhe të vendeve të botës.
Por, ndonëse në vendin tonë masat janë lehtësuar, Mihrija po vazhdon të ketë kujdes të shtuar, këtë e ka treguar edhe përmes një postimi mjaft interesant.
Këngëtarja së fundi është parë me ushqim në duar teksa në njërën dorë tjetër mban një dezinfektues.
“Kujdes po, panik jo”, ka shkruar sipër imazhit që ndau me fansat në Instagram.