Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë e Shqipërisë Edi Rama.
Frika nga Covid-19 është vërejtur qysh në takimin e dyshes, pasi mysafiri refuzoi t’i shtrijë dorën Thaçit.
Takimi u mbajt me dyer të mbyllura dhe pas tij nuk u dha asnjë deklaratë.
Rama ka njoftuar se në Kosovë po qëndron për të mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë.
“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre”, kishte shkruar Rama në Twitter.