Përhapja e koronavirusit ka rritur frikën edhe tek kosovarët, ani pse nuk ka nevojë për panik të shtuar.
Pas shfaqjes së disa rasteve të infektuara me koronavirus në Shqipëri, padyshim se rreziku për përhapje të këtij virusi edhe në Kosovë është mjaftë i lartë.
Në marketet e Kosovës është shtuar numri i blerësve të cilët po sigurohen t’i blejnë produktet bazike ushqimore dhe ato higjienike, raporton Indeksonline.
Radhë të shumta të qytetarëve janë parë sonte në markete të ndryshme, ku edhe po kryhen këto blerje.
Rreziku i shëndetit që shkaktohet nga infeksioni me këtë virus qon edhe deri në marrjen e jetës së njeriut.
Pavarësisht rrezikut që po shfaqet thuajse në gjithë botën, sipas institucioneve përkatëse është thënë se në Kosovë nuk ka nevojë për panik pasi nuk ka ndonjë rast të konfirmuar me koronavirus.