1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Frika nga VV, këto janë planet e LDK e PDK për Diasporën

Rekomandime

Frika nga diaspora e cila po e përkrah Lëvzjen Vetëvendosje, ka shtyrë dy partitë, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës që të fusin si pjesë të fushatës edhe diasporën e Kosovës.

- Advertisement -

Pasi PDK-ja propozoi pikat dedikuar diasporës në programin e kandidatit të saj për kryeministër, Enver Hoxhaj, edhe në LDK kanë nisur që të fusin si pjesë të fushatës mërgatën kosovare.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë së gjatë diskutimit të sotmëm me degë dhe nëndegë kanë diskutuar edhe për rolin e diasporës së Kosovës.

“Sot mbajtëm takim me Kryetarët e degëve. U dakorduam për orarin e aktiviteteve nëpër degë e nëndegë, vizitat, kriteret për deputetë dhe rolin e diasporës. Krejt tjerat që i lexoni e dëgjoni janë shpifje”, ka thënë Abrashi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, shkruan insajderi.

- Advertisement -

Abrashi me tutje ka thënë se LDK është e fortë, edhe prapë do të qeverisin. Vazhdojmë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit