3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Fryje e linçime nga më të rëndat në adresë të Isa Mustafës: Kopil i shkiaut, xhenaze, qefin …

Rekomandime

“Tik tak baca Ise, mos ta nin, shtine kryt mrena e ruje shnoten”. Ky është njëri ndër pak komentet pozitive që është bërë në një postim që kreu i LDK-së e bëri gjatë ditës së sotme në rrjetin social Facebook.

- Advertisement -

“Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate! IM”, shkroi Mustafa sot herët në Facebook.

Por, në këtë postim mori mbi 7000 mijë komente, shumica prej tyre sharje e fyerje nga më të ulëtat.

“O kopil i shkjaut”, “xhenaze”, “bagel”, “Oooo titist marksist-leninist”. Këto janë disa nga shprehjet prezentë në komentet që i janë bërë Mustafës.

- Advertisement -

“Nëse TURPI do të kishte emër, ai doemos do të duhej të kishte emër ISA!”, shkruhet një njërin prej komenteve të para në statusin e Mustafës.

“Të kanë vdekur qelizat e trurit! (Alzheimer) dhe nuk dinë c’fare flet e si vepron!”, shkrun një tjetër komentues.

- Advertisement -

“Njeri i marun me copa te lloqit je”.

Më poshtë mund të shihni disa nga komentet linçuese që i janë bërë kreut të LDK-së shume nga ta shihet se janë militantë të Lëvizjes Vetëvendosje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit