1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fshati kosovar në hall me hajnat, banorët bëjnë roje vet

Rekomandime

Banorët e Kçiqit të Madh në Mitrovicë po patrullojnë në fshatin e tyre. Kjo për shkak se që sa kohë ata po ballafaqohen me hajna.

- Advertisement -

Hajnat kanë filluar të vjedhin përsëri në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë.

Edhe sonte u krye një e tillë në lagjen Hysenaj, ku u përdoren edhe armët.

E për këtë, dhjetëra banorë të Kçiqit kanë dalë në roje. “Jepi zë” ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes dhe në kohë reale.

- Advertisement -

Rojet thonë se janë 15 persona vetëm në lagjen Hysenaj, ndërkaq ka të tjerë në lagje të tjera.

Ndërkohë, sot kryesia e fshatit lëshoi një njoftim se “hajnat janë kthyer në fshat”.

- Advertisement -

Ata po dyshojnë se hajnat janë nga fshati i tyre. Për këtë, ata po ftojnë bashkëfshatarët të mbrojnë familjet dhe pasurinë tyre me gjitha mjetet.

“Sezona e vjedhjeve ka filluar në Kçiq të Madh. Struktura mirë e organizuar e hajnave që tash një vit kryen me dhjetra vjedhje të rënda në Kçiq të Madh,  janë aktivizuar sërish! Për vetëm dy ditë (mbrëmë dhe parambrëma) katër familje janë plaçkitur nga hajnat në fjalë që kanë emër dhe mbiemër të njohur edhe për policinë (recidivist) dhe për fshatin!  Por që çuditërisht po lëvizin lirshëm dhe të pa “trazuar” nga “shteti”, ndërkohë  që lirinë e tyre po e shfrytëzojnë për të dëmtuar pasurinë dhe rrezikuar jetët e familjeve të fshatit”, thonë ata.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit