1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Fshatrat në veri me shumicë shqiptarësh kalojnë në administrim të policisë së Mitrovicës së Jugut

Rekomandime

Fshatrat në pjesën veriore të Mitrovicës me shumicë shqiptarësh do të kalojnë nga administrimi i Stacionit Policor të Mitrovicës Veriore në atë Jugore.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se ishte kërkesë e kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirit, si dhe banorëve të fshatrave të veriut.

“Pas kërkesës së Kryetarit të Komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri, kërkesës së banorëve të Suhodollit pas vizitës sime atje si dhe rishikimit të hartave kadastrale të Komunës së Mitrovicës, zonat kadastrale Suhodoll, Gushavc, Vinarc i Epërm, Vinarc i Poshtëm dhe Vidimiriq kalojnë nga menaxhimi dhe përgjegjësia e Stacionit Policor të Mitrovicës Veriore në atë Jugore”, tha Sveçla në ‘Facebook’.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Pas kërkesës së Kryetarit të Komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri, kërkesës së banorëve të Suhodollit pas vizitës sime atje si dhe rishikimit të hartave kadastrale të Komunës së Mitrovicës, zonat kadastrale Suhodoll, Gushavc, Vinarc i Epërm, Vinarc i Poshtëm dhe Vidimiriq kalojnë nga menaxhimi dhe përgjegjësia e Stacionit Policor të Mitrovicës Veriore në atë Jugore.

Ky vendim ka hyrë në fuqi sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë z. Samedin Mehmeti pas vlerësimit të pajtueshmërisë me të gjitha aktet ligjore si dhe janë njoftuar të dy Drejtorët Rajonalë të Stacioneve Policore në zbatim të këtij vendimi.

- Advertisement -

Ne garantojmë rend dhe sundim ligji gjithandej. Policia e Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në ofrimin e mbrojtjes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit