6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

FSK në mbështetje të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës

Rekomandime

Bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur gjendjen e gatishmërisë operacionale në nivelin 2 dhe ka krijuar Forcën për Detyrë.

- Advertisement -

“Me njësitë e specializuara për të realizuar operacione në kuadër të Mbështetjes Ushtarake Autoriteteve Civile dhe ka vendosur në gatishmëri personelin, pajisjet dhe sistemet për të parandaluar dhe mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës nga pandemia “COVID 19”.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës udhëzon qytetarët e Republikës së Kosovës që të respektojnë të gjitha rregullat, kufizimet dhe udhëzimet e dhëna nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe apelojmë tek të gjithë që të rrisin masat e kujdesit por në asnjë moment mos të krijojmë frikë dhe panikë.

Respektimi i rregullave dhe kufizimeve është ndihma më e madhe që secili qytetar i Republikës së Kosovës i bën vendit dhe shoqërisë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

- Advertisement -

Forca e Sigurisë së Kosovës ju siguron se do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për ti dale në ndihmë në çfardo situate.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit