1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fundi i Erdogan? Udhëheqësit e opozitës debatojnë se si t’i japin fund sundimit në Turqi

Rekomandime

Udhëheqësit e gjashtë partive opozitare në Turqi u takuan të shtunën për të hartuar një strategji rreth të ardhmes së sistemit qeverisës të vendit – një lëvizje që synon të rrëzojë sundimtarin e gjatë të vendit.

Sipas Euronews, në një deklaratë pas darkës së punës, krerët e partive thanë se Turqia po përjetonte “krizën më të thellë politike dhe ekonomike” të historisë së saj dhe për këtë fajësuan sistemin presidencial ekzekutiv.

- Advertisement -

Ata thanë se qëllimi i tyre i përbashkët ishte të transformonin qeverisjen e Turqisë në një “sistem parlamentar të përforcuar”.

Ata nuk e përmendën me emër presidentin Recep Tayyip Erdogan, por qëllimi i tyre i qartë është të gjejnë një mënyrë për të punuar së bashku për ta rrëzuar atë, vlerëson Euronews.

Ndryshe, pas më shumë se 11 vitesh si kryeministër i Turqisë, Erdogan u zgjodh president në vitin 2014.

- Advertisement -

Në atë kohë, pozicioni ishte kryesisht ceremonial, megjithatë në vitin 2017 votuesit turq miratuan një sistem presidencial ekzekutiv, duke zgjeruar në masë të madhe kompetencat e Erdoganit në kurriz të atyre të kryeministrit dhe parlamentit.

- Advertisement -

Erdogan u rizgjodh tjetër.

Dhe kritikët e quajnë sistemin “sundim nga një njeri”.

Udhëheqësit në darkë përfshinin Kemal Kılıçdarogl, kreun e opozitës kryesore, Partinë Republikane Popullore CHP, Meral Akshener nga Partia e Mirë nacionaliste, si dhe Ali Babacan i Partisë Demokraci dhe Progres dhe Ahmet Davutoglu i Partisë së Ardhmërisë.

Davutoglu dhe Babacan ishin bashkëthemelues të partisë në pushtet të Erdoganit, AK, dhe shërbyen në pozita të larta, por u shkëputën për të krijuar partitë e tyre – kritike ndaj politikave të Erdoganit.

Partia e dytë më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Popullit pro-kurde, ose HDP, nuk ishte në takim.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale janë caktuar për në qershor të vitit 2023.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit