1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gani Dreshaj i AAK-së “i lut” bashkëvendasit e tij t’i presin mirë Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Rekomandime

Gani Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, i ka lutur bashkëvendasit e tij në Istog që sot t’i presin mirë ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

- Advertisement -

Dreshaj i ka lutur banorët e Vrellës së Istogut që të tregojnë “kulturë e traditë në mikëpritje”, ndërsa ka thënë se mendimi politik është çështje personale dhe se fushata duhet të zhvillohet me dinjitet, pa dhunë e ofendime.

“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sot do të jenë në Vrellë në nisje të fushatës. Lus bashkëvendasit nga Vrella e Istogu që edhe kësaj radhe të të tregojnë kulturë e traditë në mikpritje.Mendimi politik është diçka personale e secilit, por është e rëndësishme që të kemi fushatë të dinjitetshme, pa dhunë e pa ofendime”, shkroi Dreshaj.

“Kurti, Osmani, Hoxhaj, Haradinaj, Hoti, Limaj e secili lider apo përfaqësues partiak ka rastin të paraqes në Kosovën e pavarur planin elektoral dhe janë qytetarët ata që bëjnë zgjedhjen e tyre me 14 shkurt”, shtoi ai.

- Advertisement -

Osmani dhe Kurti së fundmi janë pritur keq në Mitrovicën e Veriut dhe në Skënderaj.

Këto dy vizita u përcollën me tensione, ndërsa pati edhe forca të policisë që kujdeseshin për sigurinë e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit