Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka komentuar shkrimin e fundit të ambasadorit Grenell në Twitter pas takimit me kryetarin e VV-së Albin Kurti.
Geci thotë se Albin Kurti dhe VV-ja duhet të kuptojë se pa i shkuar përshtat politikës amerikane nuk mund të vijnë kurrë në pushtet.
Postimi i plotë i Gecit:
“Faleminderit Albin. Zhvillimi i ekonomisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës duhet të jetë prioritet i tërë regjionit”, ka shkruar Grenell në Twitter
Para disa dite pata thanë pa dashtë Amerikanet s’ka Qeveri Kurti dhe qëndrimi i VV-së për Termocentralin “Kosova e Re” do të jetë pengesë për Qeverinë Kurti.
VV ose duhet t’i shkoj përshtati politikes së jashtme Amerikane ose kurrë nuk vjen në pushtet.