2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gani Geci del me një propozim për postin e presidentit, flet për një ‘skenar’ të fshehtë mes VV-së dhe PDK-së për Rexhep Qosjen

Rekomandime

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, përmes një postimi në Facebook, ka folur lidhur me situatën e krijuar në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Ai përmes këtij shkrimi është deklaruar se LDK-ja ka mjaftë kuadro të gjinisë femërore të cilat kanë potencial intelektual, politik dhe shoqëror që ta udheheqin vendin edhe me presidente.

Mes tjerash, ai thekson se nëse Vetëvendosje nuk do të pranonte këtë propozim, atëherë sipas tij do të kuptohej qartë se kjo parti nuk dëshiron krijimin e institucioneve, por në prapavijë ka marrëveshje të fshehtë me PDK-në për ta bërë president liderin shpirtëror të PDK-së – VV-së, Rexhep Qosjen.

Ja shkrimi i tij:

- Advertisement -

Duke vrojtuar me kujdes situatën politike dhe duke pa se VV po kërkon emrin e presidentit që do ta propozonte LDK në vitin 2021 kisha pas një propozim për LDK-në institucionaliste dhe shtetformuese.

Për hir të tejkalimit të ngërçit politik dhe për hir me iu tregua opinionit mbarë shqipatarë se LDK e mbron shtetin e vetë, mbron Lidhjen Demokratike si parti instituciansliste dhe shtet- formuse do duhej që në marrëveshjen përfundimtare në mes VV-së dhe LDK-së të shkruhet se nga radhet e veta LDK në vitin 2021 do ta propozoi një kandidate femër për presidente të Republikës së Kosovës në përpjthje të plotë me kushtetutën tonë.

- Advertisement -

LDK ka mjaft kuadro të gjinisë femërore të cilat kanë potencial intelektual ,politik dhe shoqëror që ta ushëheqin vendin edhe me presidente.

Me këtë propozim nga radhet e LDK-së do të binin ne ujë konspiracionet dhe propagandat e kundërshtarëve të LDK-së dhe do tu mbyllej goja hileqarve që po e sulmojnë LDK-në nga të gjitha anët.

Nëse VV nuk do të pranonte këtë propozim atëherë do të kuptohej qartë se VV nuk dëshiron krijimin e institucioneve tona por në prapavi ka marraveshje të fshehtë me PDK-në për ta bërë president liderin shpirtëror të PDK-es alias VV-es Rexhep Qosjën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit