1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ganimet Musliu merret sërish me vajzën e mitur të Kurtit, insiston se nuk di shqip

Rekomandime

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka folur për deklaratat e saj që bëri në seancën konstituive të Kuvendit, kur tha se vajza e kryeministrit të zgjedhur, Albin Kurtit, nuk flet shqip.

- Advertisement -

Lidhur me deklaratën e Kurtit se e bija e tij flet shqip si të gjithë moshatarët e saj, Musliu u shpreh skeptike dhe tha se një gjë e tillë pritet të vërtetohet.

“Kjo mbetet të vërtetohet. Aq sa është e besueshme deklarata ime që nuk din shqip, as është edhe e tij që din”, tha ajo në ATV.Ndërkaq për reagimet që janë bërë kundër deklaratës së saj, ajo tha se kjo gjuhë do të ndalet, vetëm kur Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje të distancohen nga sulmet ndaj të tjerëve, për të cilat ajo e lë përgjegjëse këtë parti.

“Ku janë ata njerëz kur u banalizua e u ofendua nëna ime që ka vdekur 40 vjet më parë, nga militantët e Vetëvendosjes në Kuvend. Ku kanë qenë këta trumbetues kur iu dogj vetura e gruas së Memli Krasniqit, ku kanë qenë ata kur u sulmua vetura e Bajram Gecit, shtëpia e Isa Mustafës e ajo e Kadri Veselit”, tha Musliu.

- Advertisement -

“Kjo gjuhë do të ndalohet kur lideri i LVV-së të distancohet nga të gjitha veprimet dhe sulmet që janë bërë me iniciativë të tij. Bëhuni gati se do të përballen me standardet që ju vetë i keni krijuar”, përfundoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit