1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ganimete Musliu-Lajçakut: Ma mirë të bjen me trusë

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj deklaratës skandaloze të emisarit sllovak të BE-së, Miroslav Lajcak

- Advertisement -

”Është logjike se duhet ndryshuar Kushtetuta dhe nuk tha askush se nuk duhet ndryshuar. Kushtetua nuk është bibël”, tha Lajcak në Serbi.

Musliu në facebook i kërkon Lajcak-ut që të trusë. Tutje ajo e quan diplomat i njëanshëm e që ia mbanë anën Serbisë.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Lajçak ma mirë të bjen me trusë!

Kur flet për Kushtetutë ti diplomati krejtësisht i anëshëm, fillo aty ne atë vend prej nga na dërgon mesazhe. Ai vend që kreu gjenocid mbi ne, në kushtetutën e vet e ka ende territorin e vendit tim. Ndryshoje Lajçak se nuk është bibël.

- Advertisement -

Sa i përket kushtetutës sonë e cila është bërë me shumë kompromise, as mos ja nisë sepse nuk dihet si përfundon.

Ajo kushtetutë që ti po kërkon ta ndryshosh o Mirosllav, është dokumenti që serbëve të tu të dashur ua garanton të drejtat që si gëzon asnjë minoritet në botë. Atë mikun tënd, i cili në rininë e tij e ndihmoi Millosheviçin në kryerjen e gjenocidit mbi popullatën e pambrojtur, duhet ta pyesësh se çfarë të drejtash gëzojnë shqiptarët në tokat e tyre autoktone të cilët diplomatë si ti i lanë brenda kufijve të shtetit të tij.
E ti kërkon ndryshimin e kushtetutës sonë??? Një kushtetutë që vlerëson pakicat e i mbivlerëson serbët e tu të dashur dhe jo vetëm ata nga Kosova.
Nëse don e ndryshojmë, por hajde ti pastaj e tregoju se si jeton një pakicë prej 2-3% me kushtetutën e stilit tënd.
Nuk besoj që do ta keni guximin ti dhe Vuçiçi ti hyni kësaj pune prandaj trus sepse jemi ngopur me rrenat dhe improvizimet e politikanëve si ti që nuk është se përfaqësojne ndonjë politikë të mirëfilltë të BË-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit