-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ganimete Musliu padit ministrin Peci: E prita 11 ditë të kërkojë falje

Rekomandime

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka dorëzuar padi për Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Padia e Musliut ndaj Pecit vjen pas një përplasjeje verbale në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ku ai a e kishte akuzuar deputeten Musliu se janë dhënë subvencione në kohën kur PDK-ja ka qenë në pushtet dhe thënë se edhe ajo është pjesë e KrlMlT.

- Advertisement -

Musliu para gazetarëve ka thënë se ka pritur 11 ditë që Peci të distancohet nga këto deklarata dhe të kërkojë falje, por meqë nuk e ka bërë, ka vendosur të deponojë padi kundër tij.

“Bujqit dhe fermerët nuk kanë pasur mundësi të ankohen dhe të ngrisin padi ndaj ministrit sepse në raste të tjera mund të akuzohen.

Kjo është arsyeja pse ne sot jemi këtu. Kam ngritë padi për akuzat e sojit të tillë. Qe 11 viteve asnjëherë nuk kam pasë pozitë menaxheriale në asnjë qeveri dhe jam e gatshme të jap llogari dhe jam e hapur të bashkëpunoj me të gjitha institucionet.

- Advertisement -

Ka kalu koha kur bëjmë akuza kolektive dhe nuk e adresojmë problemin aty ku është. Sot jemi këtu për të nda drejtësi dhe për të treguar se kush është i korruptuari dhe i manipuluari”, ka thënë Musliu ndër të tjera.

Ajo është shprehur se në një vend demokratik, Peci është dashur të ofronte dorëheqjen e tij.

- Advertisement -

“Unë e thashë është fundi kur deputetët e papërgjegjshëm do të hedhin akuza dhe të marrin përgjegjësi. Kam pritë 11 ditë që ai të distancohet dhe të kërkoj falje, por ai nuk e bëri.

Po të ndodhte në në vend tjetër demokratik, ai ministër nuk do ta shkelte më këmbën në Kuvend”, u shpreh deputetja Musliu para gazetarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit