-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ganimete Musliu vazhdon të merret me vajzën 7-vjeçare të Albin Kurtit

Rekomandime

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka folur për deklaratat e saj që bëri në seancën konstituive të Kuvendit, kur tha se vajza e kryeministrit të zgjedhur, Albin Kurtit, nuk flet shqip.

- Advertisement -

Lidhur me deklaratën e Kurtit se e bija e tij flet shqip si të gjithë moshatarët e saj, Musliu u shpreh skeptike dhe tha se një gjë e tillë pritet të vërtetohet.

“Kjo mbetet të vërtetohet. Aq sa është e besueshme deklarata ime që nuk din shqip, as është edhe e tij që din”, tha ajo në ATV.

CHECK THIS OUT

- Advertisement -

Në 6 ditë enët e gjakut do të kthehen si ato të një 20 vjeçari!

Ndërkaq për reagimet që janë bërë kundër deklaratës së saj, ajo tha se kjo gjuhë do të ndalet, vetëm kur Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje të distancohen nga sulmet ndaj të tjerëve, për të cilat ajo e lë përgjegjëse këtë parti.

- Advertisement -

“Ku janë ata njerëz kur u banalizua e u ofendua nëna ime që ka vdekur 40 vjet më parë, nga militantët e Vetëvendosjes në Kuvend. Ku kanë qenë këta trumbetues kur iu dogj vetura e gruas së Memli Krasniqit, ku kanë qenë ata kur u sulmua vetura e Bajram Gecit, shtëpia e Isa Mustafës e ajo e Kadri Veselit”, tha Musliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit