Partitë politike që garojnë në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 6 tetorit, sot gjatë ditës mbajtën tubimet e fundit për këtë fushate zgjedhore.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me kandidate për kryeministre Vjosa Osmanin, kishin vendosur që tubimin përmbyllës ta mbanin në Gjilan, komunë që udhëhiqet nga Lutfi Haziri i LDK-së.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që është në koalicion me Partinë Socialdemokrate (PSD), me kandidatin e tyre për kryeministër, Ramush Haradinaj, tubimin e fundit për këtë fushatë e mbajtën në Gjakovë. Kjo komunë udhëhiqet nga Ardian Gjini i AAK-së.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me kandidatin për kryeministër, Kadri Veseli, tubimin e tyre të fundit vendosën ta mbajnë në qytetin e Prishtinës.
Partitë politike që garojnë në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 6 tetorit, sot gjatë ditës mbajtën tubimet e fundit për këtë fushate zgjedhore.Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me kandidate për kryeministre Vjosa Osmanin, kishin vendosur që tubimin përmbyllës ta mbanin në Gjilan, komunë që udhëhiqet nga Lutfi Haziri i LDK-së.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje, në krye me Albin Kurtin, si kandidat për kryeministër nga kjo parti, vendosën që tubmin përmbyllës e mbajtën në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.Ditën e nesërme është heshtje zgjedhore deri të dielën e 6 tetorit në ora 7:00 të mëngjesit.