Garda Kombëtare Ukrainase ka publikuar pamjet që ata thonë se tregojnë Iuftime rreth Kyivit.
“Trupat e Gardës Kombëtare të Ukrainës vazhdojnë ta mbrojnë Kyivin dhe t’i shkatërrojnë pajisjet e armikut. Gardistët që nga ditët e para të pushtimit të plotë të trupave ruse janë përfshirë aktivisht në mbrojtjen e Kyivit në të gjitha drejtimet”.
“Në drejtim të Kyivit, njësitë tona të artilerisë shkatërruan dy njësi artilerie vetëlëvizëse, granatahedhës me raketa dhe disa dhjetëra automjete të blinduara të armikut”, thanë ata.