Loja e Ernest Mucit është bërë virale në rrjetet sociale dhe po komentohet me të madhe.
Talenti i Shqipërisë bëri një lëvizje magjike në Europa League në ndeshjen mes Legia Warshavës dhe Spartak Moskës.
Te goli i fitores, që e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, talenti i Shqipërisë bëri një vrapim të jashtëzakonshëm që për adhuruesit e futbollit është i njohur.
Tifozët, me reagime të shumta në twitter, e kanë krahasuar atë vrapim me të Garath Bale, në finale të Kupës së Mbretit kundër Barcelonës.
Sido që të jetë, Kombinimi fantastik mes Mucit e Kastratit ia solli tri pikët Legias në Europa League.