-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Gashi fton LVV për bashkëpunim: Sot vendosen standarde të reja të punës

Rekomandime

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, në seancën e sotme në Kuvend ka thënë që nga sot do të vendosen standarde të reja të punës.

Gashi iu drejtua Lëvizjes Vetëvendosje se do të kenë një bashkëpunim opozitë-pozitë.

- Advertisement -

Përfaqësuesi i LDK-së në Kuvend tha se kjo Qeveri do të punoj që lajmet në gazetat prestigjioze do të jenë në të mirë të Kosovës, e jo sikur dikur.

“ Kjo është dita e parë kur ne vendosim standarde të reja të punës, që nuk do të jetë zhurma juaj dhe gjuha por gjuhë bashkëpunimi.

Nuk do të jetë një standard i cli e vendos në tituj e gazetave më prestigjioze në botë, nuk do të jëtë një standar ku ilegalisht futen mbi 1000 teste anti Covid-19, do të jetë një standard i ri, një standard bashkëpunimi.

- Advertisement -

Pra, ne sot po vendosim standardin e ri, të bërit politikë të menduarit politik. Sado që e shoh se jeni të ngarkuar ju mirëkuptojmë dhe do ju kuptojmë.

I keni dyert e hapura të bashkëpunimit si opozitë e re por sot ju garantoj që do të jeni bashkëpunëtorë.

- Advertisement -

Nuk do të keni mundësi që të sjellni mentalitetin e shkarkimit të mesnatës apo të deklaratave që keni instaluar në këtë Kuvend.

Mirëserdhët në realitetin e ri politik.

Ju garantoj që lajmet në gazetat prestigjiozë do të jenë në të mirë të Kosovës.

Ju uroj bashkëpunim të këndshëm”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit