1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gashi i drejtohet Kurtit: Qeveria rrëzohet nëse e kundërshton dialogun

Rekomandime

Analisti politik Shkëlzen Gashi ka thënë se lënia e dialogut si prioritet i katërt nga kryeministri Albin Kurti është taktikë me qëllim ngritjen e pazarit karshi Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare.

- Advertisement -

Gashi ka thënë se në rast se Qeveria e kundërshton dialogun atëherë pasojë nuk do të jetë izolimi i Kosovës, por rrëzimi i Qeverisë, njofton Klan Kosova.“Këtë e kemi parë me rrëzimin e katër qeverive paraprake:

Qeverisë Mustafa, Qeverisë Haradinaj, Qeverisë Kurti I dhe Qeverisë Hoti”.

Ai ka thënë se parimet e panegociueshme duhet të bëhen të ditura me kohë nga Qeveria e Kosovës.“Duhet me i pasë disa parime të panegociueshme.

- Advertisement -

Për shembull, a ka me qenë integriteti territorial i Kosovës i cenueshëm apo jo? A është i cenueshëm rendi kushtetues apo jo?.

Mendoj që duhet takuar presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri me liderët e partive opozitare.

- Advertisement -

Kështu ka qenë në Rambuje”.Gashi ka dhënë edhe idenë që marrëveshja me Serbinë mund të hidhet në referendum.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit