1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gashi Konjufcës: Po çuditem prej teje, si po e lë me folë këtë ministre

Rekomandime

Deputetët e opozitës dhe përfaqësuesit e Qeverisë kanë akuzuar njëri-tjetrin, lidhur ligjin për rregullimin e çmimeve për produktet bazike, të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

- Advertisement -

Fillimisht deputeti i LDK-së, Besjan Mustafa pati kritika rreth subvencionimit të energjisë elektrike, si dhe dha detaje se si e kanë dërguar në Kushtetuese ligjin për rregullimin e çmimeve për produktet bazike.

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari akuzoi deputetët e Lidhjes Demokratike se kanë cenuar qytetarët e vendit, duke dërguar këtë ligj në Kushtetuese në kohë krize dhe inflacioni.

“Ju i nderuar deputet keni cenuar qytetarin e Republikës së Kosovës sepse ne kemi synuar me këtë ligj të ndalojmë spekulimet në treg. Unë kam pasur grupin punues që ka analizuar tregun, ka gjetur mazhat, 48 % rritja e mazhës për bukën, 45 % për bukën e zezë, çka i thua kësaj e ke mbrojt qytetarin, është shumë e rënd çka po flet sot”, tha ajo.

- Advertisement -

Aty reagoi deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili tregoi pse po çuditet me kryesuesin e seancës, Glauk Konjufca

“Sinqerisht po çuditem prej teje, por meqë kohëve të fundit e kemi kuptuar se ka një forcë tjetër më madhore në partinë e juaj që i detyron njerëzit me fol, si po e lë me fol këtë ministre. Qysh mund të dal e të thotë në Kuvendin e Kosovës, ju jeni të mallkuarit që e keni dërguar një rast në Gjykatë Kushtetuese me pretendimin që është shkel Kushtetuta, si mund ta thuash atë“, tha ai.

- Advertisement -

Ai tha se e kanë dërguar ligjin në Kushtetuese për shkak të tregut të lirë.

Deputetëve të LDK-së i doli në mbështetje edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila tha se dy funksione që i kanë deputetët mallkohen ose ofendohen nga akterët qeveritar.

“Një ministre që mallkon deputetët dhe një tjetër që i thotë deputetit ty ta kisha ndalu fjalën me ligj dhe shqetësimi im është se ky vend këtu, është vendin ku deputeti përtej se me fol, ka mandat që ligjet me i sfidu kushtetutshmërisht”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit