3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gashi: Meqë Thaçi nuk e ka drejtuar UÇK-në por Zyrja e Demaçit, atëherë Kurti të shkojë në Hagë, do ta mbronte UÇK-në në mënyrë dinjitoze

Rekomandime

Analisti Shkëlzen Gashi, ka komentuar fjalët hyrëse të mbrojtjës së ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në seancën e parë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Me anë të një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se mbrojtja e ish-presidentit Thaçi, e mohoi se klienti i tyre ka qenë në strukturat drejtuese të UÇK-së.

- Advertisement -

Ai gjithashtu, tha se akuzat që Gjykata Speciale ia ngarkon Hashim Thaçit, mbrojtja e ish-presidentit ia hodhi përgjegjësinë Zyrës së UÇK-së në Prishtinë dhe shefit të saj Adem Demaçi.

“Mbrojta e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, gati veçse e mohoi që klienti i tyre ka qenë në strukturat drejtuese të UÇK-së, e madje e mohoi edhe ekzistencën e këtyre strukturave. Për më keq, për akuzat që Gjykata Speciale po ia ngarkon Hashim Thaçit, mbrojtja e hodhi përgjegjësinë te Zyra e UÇK-së në Prishtinë dhe te shefi i saj Adem Demaçi”, ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi ka shkruar se Specialja do duhej ta marrë kryeministrin Kurti, meqë Zyres së tij iu hodh gjithë përgjegjësia e drejtimit të luftës së UÇK-së.

- Advertisement -

‘Albin Kurtit për 20 vjet ia keni mohuar përkatësinë në UÇK, e sot po tentoni që Zyrës së UÇK-së ku bënte pjesë edhe Albin Kurti, me ia hedhë krejt përgjegjësinë”, shkroi ai.

Ai ka shpërndarë fjalimin e Albin Kurtit në Pozharevc, duke thënë se se shefi i ekzekutivit kosovar do ta mbronte UÇK edhe njëherë në mënyrë dinjitoze.

- Advertisement -

“Meqenëse Shefi i Zyrës së UÇK-së në Prishtinë, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë qe pesë vite, ndoshta nuk do të ishte keq që Gjykata Speciale t’i lirojë të akuzuarit e ta marrë Albin Kurtin.Të paktën, Albin Kurti do ta mbronte UÇK-në në Hagë në mënyrë dinjitoze, ashtu siç e pat mbrojtë në Pozharevc”, shkroi Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit