-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gashi: Vendimi i Kushtetueses në favor të VV-së është punë e kryer

Rekomandime

Avokati Tomë Gashi ka thënë se pret që Gjykata Kushtetuese ta vendosë masën e përkohshme në favor të Qeverisë Kurti.

- Advertisement -

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Gashi ka shtuar se askush s’mund ta mohojë atë çfarë e ka kërkuar Lëvizja Vetëvendosje sepse sipas tij, ajo është në të drejtën e saj.

“Unë pres që masa e përkohshme tashmë është lëshuar dhe besoj se Kushtetuesja ka vendosur. Me siguri se ata nuk do të dalin me një konferencë për media, por do ta bëjnë publike vendimin e tyre”.

“Masa e përkohshme në favor të VV-së është punë e kryer dhe kjo do të rezultojë me anulimin e seancës së jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së në Kuvend. Në ta ardhmen Gjykata Kushtetuese do ta sjellë një vendim meritor të cilit secili duhet t’i bindet”.

- Advertisement -

“Atë që e ka kërkuar dje VV, askush s’mund ta mohojë sepse është në të drejtën e tyre”.

“Juristët e Presidentit Hashim Thaçi është dashur ta dinë se një çështje e tillë nuk mund të anashkalohet. Kushtetuesja nuk mund të vendosë ndryshe përveçse ta anulojë dekretin e Thaçit”.

- Advertisement -

Gashi ka theksuar se Kurti ka qenë i kujdesshëm në letrat e tij dërguar Thaçit, ku sipas tij ai [Kurti] nuk ka thënë se do të heqë dorë nga mandatari për formimin e Qeverisë së re.

“Kjo çështje brenda pak minutash do të bëhet krejtësisht e qartë sepse pavarësisht çfarë bindje politike kemi, secili duhet t’i bindet Kushtetueses. Ajo që është caktuar të ndodhë nesër, nuk do të bëhet. Ky Kuvend duhet të shpërbëhet dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit