1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gashi: Vetëvendosje e dëshmoi që nuk ishte e gatshme të merrte pushtet

Rekomandime

Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryeministri Albin Kurti nuk bëri asnjë veprim për të mirën e koalicionit.

- Advertisement -

‘’VV dëshmoi që nuk ishte e gatshme të merrte pushtet aq sa mori’’, thotë ai.

‘’Fatkeqësisht disa persona rreth tij nuk kishin kredencialet që të ishin në pozita udhëheqëse. Zëvendëskryeministri, këshilltarët e disa ministra ja krijuan gogolin atij. Duke ja krijuar gogolin kryeministri u bë paranojak dhe e shihte armikun gjithkund. Ai është dashur të bisedojë me kryetarin e partnerit. Jam i bindur se po të kishte biseduar me Isa Mustafën dhe tia sqaronte ai do e kishte larguar vetë ministrin. Por sjellja e tij e papërgjegjshme krijoi konfuzion. LDK mori disa veprime për të ruajtur shëndetin e Qeverisë. Ma thuani cili është veprimi i kryeministrit për koalicion’’, shtoi ai.

‘’Propozimi për hejqe të taksës në konferencë për medie është shkelje e ligjit. Vendimi është dashur të merret me qeverinë e pastaj të dilet në konferencë.’’

- Advertisement -

Tutje ai tha se vendosja e taksës ishte problematike për pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

‘’Taksa vuri Kosovën në pozitë të vështirë ndërkombëtar. Qeveritë e kaluara me papjekuri nuk ditën të sillen karshi Serbisë. Vendosja e taksës ishte vendim popullist që ndikoi shumë mbi vendin tonë.’’, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit