3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Gates parashikon fundin e pandemisë, paralajmëron vdekjen e miliona njerëzve deri atëherë

Rekomandime

Miliona njerëz të tjerë do të vdesin para se të mbarojë pandemia e COVID-19. Ky është mesazhi i fortë i Bill Gates, një bashkëthemelues i Microsoft-it dhe një nga filantropët më të mëdhenj në botë përmes fondacionit Bill & Melinda Gates, në një intervistë me Zanny Minton Beddoes, kryeredaktoren e The Economist.

- Advertisement -

Shumica e këtyre vdekjeve, tha ai, do të shkaktohen jo nga vetë sëmundja, por nga tendosja e mëtutjeshme në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe ekonomitë që tashmë po përballen me vështirësi.

Ai gjithashtu “fajësoi” politizimin e përgjigjes ndaj virusit në Amerikë dhe përhapjes së teorive të komplotit – disa që e implikojnë edhe atë – sipas të cilit, të dyja kanë ngadalësuar përpjekjet për të përmirësuar përhapjen e sëmundjes.

Por ai ofroi arsye për shpresë në planin afatmesëm, duke parashikuar se deri në fund të vitit 2021 një vaksinë e efektshme do të ishte në prodhim në masë, dhe një pjesë e mjaftueshme e popullsisë së botës do të imunizohej për të ndaluar pandeminë në rritjen e mëtejshme të saj.

- Advertisement -

Z. Gates kishte kaluar pjesën më të madhe të kohës duke menduar për viruse dhe vaksina, para se të zbulohej coronavirusi, së pari në Wuhan në provincën kineze të Hubei në fund të vitit të kaluar.

Madje, kanë kaluar disa vite që ai paralajmëroi për një sëmundje e re që shkaktonte një pandemi globale.

- Advertisement -

Dhe fondacioni tashmë është zotuar për më shumë se 350 milionë dollarë për përgjigjen ndaj COVID -19, shumica e të cilave është e përqendruar në zvogëlimin e ndikimit të saj në botën në zhvillim.

Por duhen më shumë. “Ne të gjithë duhet të shpenzojmë miliarda për të nxjerrë vaksinën për të shpëtuar trilionat, nga dëmi i shkaktuar ekonomik”, thotë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit