3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gati 1 milion shikime, kënga e famshme për “Skënderbeun” që bën krenar çdo shqiptar

Rekomandime

Ajo ëshë një ndër këngët që na e ka vrarë shumë veshin për dekada me radhë.

- Advertisement -

Sipas filmit “Skëndërbeu”, në momentin kur Gjergj Kastriot Skëndërbeu gjendet i sëmurë në Krujë, i rrethuar nga trimat e tij, aty kalon një i moshuar i verbër që këndon këngën e tij.

Sipas skenarit, “Skënderbeu e thërret atë që ta këndojë më pranë.

- Advertisement -

Për shkak të cilësisë së ulët të filmimit, një pjesë e mirë e fjalëve nuk kuptohen, por për fat, artisti nga Kosova Armend Baloku ka sjellë një format të mrekullueshëm të kësaj kënge, e cila të rrëqeth.

E kënduar në emisionin “Oxygen”, kënga deri më tani ka më shumë se 750 mijë shikime dhe po i afrohet 1 milionshit.

- Advertisement -

Ju sjell më poshtë teksti e kësaj këngë që duhet të jetë himni i çdo shqiptari:

Trim mbi trima, Gjergj o Kastrioti,

fuqi të madhe qe m’i dhan ka zoti,

se djeg flaka e se djeg baroti,

shpata e tij dhe malin në dysh e çan,

me nji të rame nji ushtri përndale,

me nji të rame nji ushtri përndale.

Lavd o Gjergj o Skëndërbe drangoi,

krahu yt çdo ditë u përforcoftë.

Gjithë ku janë armiqtë i shfarose,

lavdi yt o brez mas brezi u knoftë.

Gjithë ku janë armiqtë i shfarose,

lavdi yt o brez mas brezi u knoftë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit