1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gati 3000 raste aktive me coronavirus në Prishtinë, kaq raste ka secila komunë

Rekomandime

Prishtina prin bindshëm sa i përket rasteve aktive me covid 19. Sipas të dhënva të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë në kryeqytet aktualisht janë 2760 raste aktive.

- Advertisement -

Në vend të dytë është komuna e Ferizajt me 1211 raste aktive, përderisa ajo e Gjilanit në vend të tretë me 1151 raste. Më pas vije Gjakova me 1013 raste, Peja me 879, Prizreni me 777 raste dhe Mitrovica me 644 raste. Podujeva, Fushë Kosova dhe Klina të trija kanë mbi 500 raste aktive, duke qenë ndër komunat me numrin më të madh të rasteve për kokë banori.

Situata paraqitet më e mirë në komunat si Kacanik, Shtime, Obilic apo Decan që kanë më pak se 200 raste aktive.

Por, gjatë ditës së fundit, Ferizaj dhe Prizreni kanë shtuar tempon e infektimeve, duke arritur në rreth 250 raste secila, apo gati sa Prishtina.

- Advertisement -

Në nivel vendi janë mbi 10 mijë raste aktive. Ky numër po shtohet cdo ditë me mbi 2000 raste./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit