8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Gaxherri e LDK-së: Taksa nuk është as Bibël as Kuran

Rekomandime

Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se LDK dhe Vetëvendosje janë në koordinim sa i përket reciprocitetit.Ajo deklaroi se duhet pasur shumë kujës me partnerin siç është Amerika, por si të zgjedhur të popullit duhet të kenë shumë përgjegjësi ndaj qytetarëve.

- Advertisement -

“Duhet të kemi kujdes dhe duhet të besojmë në mbështetjen e ShBA-së, pikërisht ish-kryeministri Hardianaj ka kërkuar publikisht edhe në BE mbështetjen e Amerikës sepse procesi i dialogut dekradoi.Të gjitha partitë politike, sepse ShBA-të kanë shtyrë shumë më mirë proceset në Kosovë. Por në këtë situatë që jemi duhet të kenë parasysh edhe ShBA edhe BE-ja gjendjen e Kosovës dhe sjelljen e Serbisë karshi Kosovës. Resoj se është shumë mirë angazhimi i Amerikës në radhë të parë me burokracinë e BE-së, karshi Kosovës, por edhe për të na ndihmu të na tregojnë se ne nuk jemi vegël në këtë proces. Në nuk guxojmë të shkojmë blanko në asnjë proces pa i ditë disa kufij në raport më Kosovën, duhet ta dimë këtë sidomos ne dy partitë që jemi në pushtet, e sidomos z.Kurti.

Mendoj se taksa dhe reciprociteti që ne po pretendojmë për ta vënë, sepse sonte nuk mund të falsë në emër të LDK-së se çfarë do të bëjmë, edhe pse jemi në koordinim me VV-në”, tha Gaxherri në TV Dukagjin.

Gaxheri shtoi se taksa nuk është as Bibël as Kuran dhe se askush s’mund ta detyrojë Kosovën të prekë sovranitetin dhe integritetin e vendit.“Mendoj se taksa, edhe nëse nesër do e praktikojnë kundër aleatëve tanë masën e reciprocitetit nuk është as Bibël as Kuran, këto dy masa. Në qoftë se neve na premtojnë aleatët tanë që ky afat i pezullimit do të ketë kohë të caktuar, sepse asnjë parti politik nuk mund të vazhdojë të bëjë dialog me Serbinë pa kufi.

- Advertisement -

Të gjitha deklarata e përfaqësuesve zyrtarë janë se kjo çështje duhet të përmbyllet dhe nëse është ashtu s’e kemi të vështirë të japim afat 3-6 muaj dhe të hyjmë në dialog me rezolutën që është në fuqi. Askush s’mund të nda detyrojë të prekim sovranitetin dhe integritetin e vendit e as që nesër pasnesër ta fuqizojmë edhe taksën edhe reciprocitetin. Duhet të gjejmë zgjidhje”, shtoi Gaxherri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit