1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gazeta amerikane publikon si foto të ditës një moment të rrallë gjatë 1999-ës në Kosovë

Rekomandime

Gazeta e përditshme ushtarake amerikane ‘Stars and Stripes’ ka publikuar një fotografi të rrallë përgjatë Iuftës së fundit në Kosovë, ku mëtojnë ta theksojnë prezencën e NATO’s përgjatë asaj kohe në vend.

Sipas mediumit, fotografia është realizuar në Viti, në të cilën shihet një grua e moshuar, e vendosur pranë një traktori që, sipas mediumit, shërbeu për transportim.

- Advertisement -

“Një grua shqiptare qëndron në hije, poshtë mbishkrimeve serbe duke inkurajuar forcën dhe unitetit, ndërsa ushtarët patrullues të SHBA’së kalojnë pranë traktorit që shërben si mjet transporti i familjes së saj”, thuhet në artikull.

Artikulli tutje potencon se po këto forca po ia mësynin fshatrave të Vitisë që të ofronin siguri dhe paqe në vend.

- Advertisement -

“Ushtarët hipën në automjetet e tipit Bradley Fighting, pastaj shkuan nëpër fshatëra për të treguar prani të fortë të NATO-s”, thuhet tutje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit