4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Gazeta austriake: Ndërkombëtarët nuk janë të kënaqur me fitoren e VV-së

Rekomandime

E përditshmja austriake “Der Standard” i ka kushtuar një artikull fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.

- Advertisement -

Artikulli fillon, duke treguar që kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti fitoi famë si një nga udhëheqësit e protestave studentore kundër Sllobodan Millosheviqit në fund të viteve ’90-të.

VV-ja përshkruhet si një lëvizje aktiviste që kritikoi ashpër si politikën kombëtare ashtu edhe administratën ndërkombëtare të vendit.

Nga fitorja e Vetëvendosjes, “Der Standard” shkruan se aktorët ndërkombëtarë të pranishëm në Kosovë do të jenë më pak të kënaqur.

- Advertisement -

Pasojat për politikën e jashtme të Kosovës!

Në vitin 2011, ambasadori francez në Kosovë e përshkroi një veprim të VV-së në Mitrovicë si “fashist”.

- Advertisement -

Pasi aktivistët e kësaj partie bllokuan hyrjen në Parlament në vitin 2013 për të parandaluar votimin mbi një marrëveshje me Serbinë, Ambasada e SHBA-së prej kohësh refuzoi të takonte përfaqësuesin e VV-së.

Gjatë aksionit para Parlamentit, ambasadorja e atëhershme e SHBA-së, Tracey Ann Jacobson, u suImua fizikisht.

Në 2015, VV-ja hodhi gaz lotsjellës në Parlament për të ndaluar një votim për të tërhequr kufirin me Malin e Zi.

Edhe nëse pozicionet dhe toni i VV-së janë bërë më të moderuara në vitet e fundit, Qeveria e re e Kosovës nuk do të jetë një partner i lehtë për BE-në dhe SHBA-në, veçanërisht kur bëhet fjalë për negocimin e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që është një kusht kryesor për BE-në për të filluar negociatat e pranimit të Kosovës.

Ambasadori aktual i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, kohët e fundit është përpjekur shumë për të kundërshtuar çdo deklaratë në vend që shprehet në favor të bashkimit me Shqipërinë – një pozicion i VV-së.

Si po reagon Bashkimi Evropian?

Mbetet për t’u parë nëse BE-ja do të shtojë përpjekjet e saj për të arritur marrëveshjen e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.

Përpjekjet nga BE-ja për të intensifikuar dialogun midis dy vendeve kanë sjellë pak sukses në vitet e fundit.

Në fjalimin pas zgjedhjeve, Kurti tha se negociatat me Serbinë nuk do të ishin në listën e përparësive të tij.

Përkundrazi, çështjet politike të brendshme, veçanërisht krijimi i vendeve të punës, duhet të jenë në plan të parë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit