-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Gazeta belge shkruan për “Ballkanin e Hapur”, tregon pse Albin Kurti nuk e përkrahë “Jugosllavinë e katërt”

Rekomandime

Ballkani i hapur”: Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duan të heqin kontrollet e tyre kufitare në 2023 (“Open Balkans”: Serbie, Macédoine du Nord et Albanie veulent lever leurs contrôles aux frontières en 2023) me këtë titull gazeta e njohur belge La Libre ka shkruar se ideja e tre protagonisteve për “Open Ballkan që pretendon të tuboj shtete janë ide personale të disa liderëve në Ballkan, por jo edhe të qytetarëve, që kundërshtohen sidomos nga shqiptarët e Kosovës te cilët kishin vuajtur me vite të tëra nën regjimet serbo-sllave, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

- Advertisement -

Udhëheqësit e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë arritën një marrëveshje në Shkup të enjten për të hequr kontrollet kufitare nga viti 2023, të përbashkëta nga tre vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili mori pjesë në samitin me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kjo marrëveshje duhet të ndihmojë të tre vendet të ecin përpara në rrugën e anëtarësimit në BE. Nuk kemi pse t’i kthejmë shpinën njëri-tjetrit brenda kufijve tanë”, tha Rama.

“Sot po fillojmë të bëjmë në rajon atë që do të bëjmë nesër në BE”.

- Advertisement -

Tre udhëheqësit kishin shpresuar se Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina do t’i bashkoheshin marrëveshjes, por të dy vendet nuk pranuan të marrin pjesë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përsëriti të enjten se vendi i tij nuk ishte i gatshëm t’i bashkohej nismës.

- Advertisement -

Në vitin 2020, ai shprehu frikën e tij se Serbia do ta përdorte këtë projekt për të krijuar “një Jugosllavi të katërt”, pas Mbretërisë, Republikës Federale Socialiste dhe Republikës Federale.

Takimi i fundit është një vazhdim i nismës “Mini-Shengen”, e nisur në tetor 2019 në Novi Sad (Serbi). Këtë të enjte kjo nismë mori emrin “Ballkani i Hapur”.

Në këtë takim të organizuar me dhomat e tregtisë të tre vendeve morën pjesë disa qindra sipërmarrës.

Politikanët nënshkruan gjithashtu një deklaratë synimi për të hapur tregjet e tyre të punës, për të lehtësuar tregtinë trepalëshe dhe për të bashkëpunuar në menaxhimin e krizave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit