-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Gazeta e madhe britanike shkruan për turbulencat në Mal të Zi, e përmend politikanin që e do çnjohjen e Kosovës

Rekomandime

Gazeta e madhe britanike ‘The Economist’ në një artikull të publikuar sot ka shkruar për politikanin malzias, Slaven Radunovic, i cili udhëheq Frontin Demokratik në Parlament.

‘The Economist’ shkruan se si Radunovic kërkon rritjen e politikave pro-serbe në Mal të Zi dhe tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

“Slaven Radunovic, kreu i Frontit Demokratik populist në parlament, do një politikë më pro- serbe dhe të anulojë njohjen e Kosovës”, thuhet në përshkrimin e The Economist.

Në këtë shkrim të ‘The Economist’ përmendet edhe fakti që Qeveria aktuale në Mal të Zi nuk është e qëndrueshme si rezultat i përplasjeve të vjetra.

Po ashtu përmendet edhe fakti që ministri i Drejtësisë së Malit të Zi ishte shkarkuar pasi kishte mohuar gjenocidin në Srebrenicë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit