1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Video nga përplasja në Komision, çfarë i thanë Shala e Gjyshinca njëri-tjetrit para se të mbyllej mbledhja

Rekomandime

Mbledhja e sotme e Komisionit për Punë të Jashtme është përcjellë me përplasje të shumta, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Fillimisht, përplasje pati në mes të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit dhe ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinajt.

Pas përplasjeve, Pacolli – Haradinaj, fjalën e mori deputeti i LDK’së dhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala.

Deklarimin e tij Shala e nisi duke kritikuar gjuhën e përdorur në mbledhje ku ministrja ishte thirrur që të raportonte për politikën e jashtme.

- Advertisement -

“Kam tërhequr vërejtjen për tipin e përfaqësimit të subjekteve politike. Kjo është çështje që do të duhej ta bisedonim vetën ne anëtarët. Për anëtarët e qeverisë komisioni ka detyrim që të krijojë kushte që të raportojnë Nuk funksionon kështu komunikimi publik”, ka thënë Shala.

Kësaj deklarate të tij iu është përgjigjur, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca. Një deklaratë e tij u bë edhe shkas që të mbyllej mbledhja e komisionit.

- Advertisement -

“Dua të lidhem shkurt me profesorin akademikun e nderuar Kujtim Shalën që është edhe deputet. Z. Shala ju jeni profesor edhe e dini rëndësinë e parimit. Pse jemi kaq keq është për shkak të mungesës së parimeve, rri aty…”, kishte thënë Gjyshinca në komision.

“Ti po më kallëzon a”, i është përgjigjur Shala.

Pas këtyre deklaratave, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj vendosi për ndërprerje të mbledhjes.

Kadrijaj kritikoi gjuhën e përdorur nga Vetëvendosje në mbledhje të komisionit, duke thënë se në këtë mënyrë po pamundësohet mbajtja e mbledhjeve.

Pak minuta pas përfundimit të mbledhjes, Gazeta Express duke u thirrur në burime ka raportuar se ka pasur përplasje në Kuvend në mes të deputetëve të LDK’së dhe LVV’së.

Këtë e ka mohuar në një përgjigje për Gazetën, Arben Gashi i Lidhjes Demokratike, derisa, nga grupi parlamentar i kësaj partie, përmes një komunikate dënuan gjuhën e përdorur nga Vetëvendosje.

Njejtë ka deklaurar edhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, megjithatë, tjetër version tregojnë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Nga partia e Albin Kurtit kanë lajmëruar policinë për rastin, derisa, në kuvend është parë edhe një autoambulancë.

Deputeti i kësaj partie, Gazmend Gjyshinca tha se ka marrë lëndime trupore pas sulmeve që iu bënë nga Gashi dhe Shala.

“Kjo është procedurë që e ka nisur policia që gjendet në zyrë të grupit, ne do të paraqesim rastin, kam marrë lëndime fizike që janë faktuar si pasojë e goditjeve, ka pasur tentativë që të më gjuajnë drejt hollit të Kuvendit që të qërojnë hesape”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit