-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Gazeta gjermane për Qeverinë Kurti: Kosova e ka pritur këtë ditë me padurim

Rekomandime

Mediat gjermane raportojnë gjerësisht mbi zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës. Në Kosovë po fillon një epokë e re, një rifillim i vërtetë, shkruan gazeta gjermane “Die Tageszeitung” (taz).

Dy emra simbolizojnë ndryshimin: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, nënvizon “taz”. Kosovarët mezi e kanë pritur këtë çast. Ata mezi presin që qeveria e re të fillojë punën, transmeton Koha.net.

- Advertisement -

Ky është një kapitull i ri, sepse qeveria e re e zëvendëson elitën e deritanishme, të përbërë kryesisht nga ish-pjesëtarë të UÇK-së, të cilët vendin e shkatërruar nga lufta e fundosën edhe më thellë në korrupsion dhe keqmenaxhim.

Kurti dhe Osmani i kanë shpallur luftë pikërisht këtyre veprimeve. “Die Tageszeitung” shkruan se fakti që të dy partitë, VV dhe LDK, në çastin e fundit u pajtuan për qeverinë e re dhe shmangën zgjedhje të reja, tregon se udhëheqja e re e ka seriozisht me hapjen e kapitullit të ri.

Radio publike gjermane “Deutschlandfunk” njofton në edicionet e lajmeve për zgjedhjen e Kurtit kryeministër dhe thekson se ndaj Serbisë ai do të mbajë qëndrim më të ashpër. Fqinji verior nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, thekson “Deutschlandfunk”.

- Advertisement -

Portali zviceran “Watson” shkruan se në Kosovë me zgjedhjen e qeverisë së re ka ndodhur një revolucion politik. Sidomos të rinjtë presin shumë nga qeveria e re, e cila ka premtuar të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin.

Revista nga Hamburgu “Der Spiegel” shkruan po ashtu se në Kosovë tani ka filluar një epokë e re.

- Advertisement -

Kurti orientohet në teoricientët e luftës çlirimtare antikoloniale, sipas tij Kosova ka qenë e kolonizuar nga Serbia deri më 1999, pastaj nga elita lokale e cila ishte e dëgjueshme ndaj pëshpëritësve ndërkombëtarë.

Gazeta e madhe gjermane “Süddeutsche Zeitung” në lajmin për zgjedhjen e Kurtit kryeministër njofton se qeveria e deritanishme ka qenë e korruptuar dhe joefikase.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit