11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Gazeta gjermane zbulon: Greqia apo Turqia, ky shtet po e fiton garën e armatimit

Rekomandime

Media gjermane “The Neue Zürcher Zeitung” i ka kushtuar një artikull të gjatë raporteve mes Greqisë dhe Turqisë duke bërë një konstatim të rendësishëm edhe sa i përket tensioneve në rajon.

- Advertisement -

Sipas NZZ, Greqia dhe Turqi janë futur në një garë armatimi me njëra-tjetrën gjatë viteve të fundit, ndërsa tensionet mbeten të larta në Egje dhe më gjerë.

Gazeta shkruan se kjo garë aktualisht është duke u kryesuar nga Greqia nisur edhe nga marrëveshjet e bëra sëfundmi për avionët e avancuar “Rafale”, fregatat fregatat franceze si edhe interesimin për avionët amerikanë “F-35”.

“SHBA-të ndërprenë marrëveshjen për avionët F-35 me Turqinë për shkak të blerjes nga qeveria e Erdoganit të sistemeve raketore ruse S-400. 6 avionët e parë F-35 të dëstinuar për Turqinë duket se do t’i jepen Greqisë”, shkruan gazeta duke theksuar se pavarësisht kësaj, ka pak gjasa që grekët të fitojnë garën me Turqinë, e cila ka kapacitete të mëdha si edhe ka avancuar mjaft në teknologjinë e dronëve dhe anijeve ushtarake.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit