-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gazeta më e madhe gjermane me skenar tjetër për incidentin në Gjermani: I vdekur raportohet se është një kosovar

Rekomandime

Nga një incident i armatosur në fshatin Abensberg të Bavarisë së Poshtme ka mbetur i vdekur një person dhe një tjetër është plagosur rëndë.

- Advertisement -

Siç ka shkruar fillimisht gazeta gjermane “pi-news.net”, thuhej se personi i vrarë dhe i plagosuri ishin të nacionalitetit serb dhe se ishin sulmuar nga dy shtetas nga Kosova.

Megjithatë gazeta tjetër gjermane “BILD”, jep një version tjetër të ngjarjes dhe raporton se personi i vrarë është kosovari me inicialet Fatos. L (39 vjeç) dhe ka mbet i plagosur rëndë vëllai i Fatosit.

Në adresë të Gazetës Express ndërkohë kanë ardhur informacione nga kosovarë që jetojnë në qytetin e Abensberg duke thënë se bëhet fjalë për dy kosovarë, njëri që është plagosur dhe tjetri që është vrarë.

- Advertisement -

Ndërkohë është përcjellë edhe një njoftim në facebook i një familjari i cili ka thënë se kanë marrë lajmin për vdekjen e Fatos Lumit, emër ky që koincidon me inicialet e dhëna nga gazeta gjermane BILD.

Gazeta ka kontaktuar me Sejdi Oruqin i cili ka edhe lidhje familjare me të ndjerin Fatos Lumi.

- Advertisement -

Ai ka konfirmuar se edhe vëllai i Fatosit, Hakiu është i plagosur rëndë.

“Po ka ndodhur një vrasje. Edhe vllau i Fatosit, Hakia është i plagosur rëndë. Fatosi ka vdekur menjëherë”, ka thënë Oruqi.

Dyshohet ndërkohë se edhe autorët e vrasjes dhe plagosjes janë nga Kosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit