1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gazeta serbe Politika: Albin Kurti ka dëshmuar para disa muajve në Hagë, me fjalët e Shkelzen Gashit

Rekomandime

Gazeta serbe “Politika” në një shkrim të publikuar në fillim të majit ka shkruar rreth deklarimeve të bëra para pak ditësh nga Shkëlzen Gashi, i cili në cilësinë e këshilltarit të kryeministrit në detyrë dhe liderit të VV’së, Albin Kurtit, kishte thënë se individë të cilët kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë vrarë civilë serbë të pafajshëm.

Mediumi serb duke u thirrur në burime brenda Prishtinës, shkruan se deklarimet e Shkëlzen Gashit janë përsëritje e atyre se çfarë ka dëshmuar Albin Kurti para disa muajve në Gjykatën e Hagës.

- Advertisement -

“Kjo është një përpjekje e Kurtit për të zgjatur jetën e tij politike sa më shumë që të mundet duke u përplasur me krahun e luftës, ka thënë ky burim për gazetën serbe “Politika”

Tutje ky burim gjithashtu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është në prag të ndarjes së sërishme dhe se në ballë të partisë pritet të jetë Glauk Konjufca.

Shkëlzen Gashi ditë më parë është shkarkuar nga pozita e këshilltarit të kryeministrit pas deklarimeve të tij rreth pjesëtarëve të UÇK’së të cilat nxiten reagime shumë të ashpëra të skenës politike në vend. /Express/

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit