2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Gazeta serbe: “Vuçiq po krijon ‘gardën e tij pretoriane’ në ushtri, si në kohën e Millosheviqit”

Rekomandime

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë së fundmi ka formuar një Këshill të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, i cili do të ketë fjalën e fundit për trajnimin, gradimin, emërimin ose shkarkimin në Forcat e Armatosura të Serbisë.

- Advertisement -

Ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë Ushtarake të Serbisë, Momir Stojanoviq, i ka thënë gazetës serbe “Nova” se ky këshill është i përbërë nga njerëz të afërt me Partinë Përparimtare Serbe (të Aleksandër Vuçiqit) dhe se është përpjekje e dukshme e autoriteteve serbe për të vendosur kontroll të plotë mbi ushtrinë dhe pastrimin e të gjithë personelit “të papërshtatshëm” prej tij, përcjell Insajderi.

Deri më tani, në Forcat e Armatosura të Serbisë, të gjitha propozimet për trajnim, avancim, emërim dhe shkarkim shkonin nga kolegjiumi i komandantëve të brigadave në kolegjiumin e komandës së Forcave Tokësore dhe Ushtrisë dhe Forcave të Mbrojtjes Ajrore, pastaj në kolegjiumin e Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe në fund në kolegjiumin e Ministrit të Mbrojtjes. Tani fjalën e fundit do ta ketë Këshilli i sapoformuar i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, shkruan gazeta serbe “Nova.rs”.

“Ngrihet pyetja nëse në postet më të rëndësishme drejtuese do të emërohen vetëm personel besnik ndaj qeverisë dhe jo ata që e meritojnë në bazë të ekspertizës së tyre. Kjo mundëson kontrollin partiak mbi ushtrinë. A do të kemi tani një ushtri partiake përmes Byrosë Politike të asaj partie, e cila do të përbëhet jo nga kuadrot më të mirë, por më besnikë ndaj partisë”, thotë një njohës i çështjeve ushtarake.

- Advertisement -

“Theks i veçantë duhet vënë në faktin se ky këshill do të vendosë edhe për ndërprerjen e shërbimit, nëse ushtria ka nevojë. Kështu ka qenë edhe në kohën e Millosheviqit, kur do të flakësh dikë nga ushtria, e shpik faktin se është për nevojat e ushtrisë dhe kaq”, përfundon ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit