1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gazeta serbe zbulon planin 4 pikësh të Albin Kurtit për Serbinë: Në realizimin e tij po i ndihmojnë liderët botëror

Rekomandime

Gazeta serbe ka shkruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se “dialogu me Beogradin duhet të bazohet në katër parime prej të cilave e para është njohja e pavarësisë së Kosovës, por hedh poshtë bisedën për Asociacionin e komunave”.

- Advertisement -

Si parime tjera të Kurtit numërohet: “Beogradi duhet të pranojë krimet e kryera në Kosovë, dialogu të bazohet në ‘barazinë e dy palëve’ dhe dobi nga dialogu të kenë qytetarët e jo politikanët”.

Këtë Kurti e tha në bisedë me Fondacionin për Shoqëri të Hapur të Kosovës (KFOS) ku shtoi se këto katër parime me të cilat duhet të udhëhiqet dialogu me ndërmjetësimin e BE-së.

Ai ka theksuar se administrata e re në Prishtinë duhet të vlerësojë situatën para vazhdimit të dialogut, që duhet të përgatitet mirë për të evituar mossuksesin e ri.

- Advertisement -

“Ajo për të cilën duhet të përgatitemi është çështja e pagjeturve. Serbia ka të dhëna që mund të ndihmojnë zgjidhjen e fatit të personave të pagjetur. Në Beograd kanë të dhëna dhe arkiv”, tha Kurti.

Lidhur me Asociacionin e komunave serbe, ai shtoi se secila organizatë duhet të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe hodhi poshtë bisedat për formimin e saj.

- Advertisement -

“Mund të ekzistoj asociacioni i komunave për malet e Rugovës, Sharrit, të lumit Lepenc, por nuk mund të ketë asociacion të bazuar në vetëm një etnitet”, tha Kurti

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit